Do të asfaltohet rruga Tetovë-Kodra e Diellit, paralajmërim për ndërprerje në komunikacion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komunikacioni i automjeteve në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit do të jetë në ndërprerje, përveç të dielave dhe festave.

Siç informojnë nga “Rrugët e Maqedonisë” në rrugën rajonale R – 29275 dega Tetovë – Kodra e Diellit dhe dega Shipkovicë – Brodec – Veshalë, për shkak të punëve ndërtimore (asfaltim) në 30 ditët e ardhshme trafiku do të ndërpritet nga ora 08:30 deri në ora 16:30 çdo ditë, përveç të dielave dhe festave.

Sipas autoriteteve tashmë është vendosur sinjalizimi i duhur i trafikut në vendin e punës.

Do të asfaltohet rruga Tetovë-Kodra e Diellit, paralajmërim për ndërprerje në komunikacion shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy