Do të shpallet një tender për REK Manastir, ofrohet pak thëngjill

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëntë kompani paraqitën oferta në tenderin për prokurimin e thëngjillit për TEC “Manastir” dhe TEC “Osllomej”. Ofertat për TEC “Oslomej” plotësojnë kërkesat për sasitë e kërkuara, ndërsa për TEC “Manastir” në kohën më të shkurtër të mundshme do të shpallet përsëri një tender, sepse ofertat nuk i plotësojnë plotësisht sasitë e kërkuara.

Drejtori i përgjithshëm i SHA ESM, Vasko Kovaçevski sot deklaroi se për TEC “Manastir” janë dorëzuar pesë oferta dhe për TEC “Osllomej” tetë oferta.

Ofertat u paraqitën nga tre miniera të Maqedonisë, si dhe miniera nga Shqipëria, Kosova, Rusia, Turqia dhe Bosnja dhe Hercegovina./Telegrafi/

Do të shpallet një tender për REK Manastir, ofrohet pak thëngjill shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy