Dogana e Maqedonisë së Veriut konfiskoi 4 tonë pilula dhe xhel për potencë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dogana e Maqedonisë së Veriut konfiskoi 4 tonë pilula dhe xhel për potencë

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut njofton se janë konfiskuar 4 tonë pilula dhe xhel për potencë. Nga Dogana thonë se të njëjtat ishin substanca për përdorim oral, ndërsa të njëjtat janë vlerësuar si të dëmshme për qytetarët.

“Parandalohet tregtia e paligjshme e 4 tonë pilulave dhe xhel për potencë për përdorim oral në vlerë prej 41,7 milionë denarë (676.819 euro), të dëmshme për shëndetin e qytetarëve, pasi inspektorët doganor nga Departamenti për kontroll dhe hetime gjatë kontrollit të detajuar të mallit në depon doganore kanë konstatuar se kompania e cila tashmë e kishte futur mallin në vend nuk posedon vendim të vlefshëm për tregtimin me shumicë të barnave dhe pajisjeve mjekësore”.

“Produkti është ilaç i cili nuk është i regjistruar në Regjistrin e barnave të cilin e mban Agjencia për barna dhe pajisje mjekësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe deklarohet ndryshe”.

“Për shkak të dyshimit se i pandehuri ka kryer vepër tregti të paligjshme, e dënueshme sipas nenit 277 të Kodit Penal, malli është konfiskuar, ndërsa kundër personit juridik do të parashtrohet kallëzim penal përkatës në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup. Janë sekuestruar 48,000 kuti Oral Jelly, pra 100 ml xhel Kamagra për përdorim oral, 10,530 shirita me tableta Kamagra 100 mg dhe 7,000 kuti me tableta Cenforce 100 mg. dhe 150 mg”, thonë mes tjerash nga Drejtoria e Doganave.

Advertisement

The post Dogana e Maqedonisë së Veriut konfiskoi 4 tonë pilula dhe xhel për potencë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy