Donacioni nga sektori i biznesit në drejtim të luftës kundër pandemisë arriti në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit për Ndihmë të Huaj në vend, sot në Sekretariatin për Çështje Evropiane pranoi donacionin e testeve SARS-COVID19 për diagnostikimin e virusit KOVID-19.

Donacionin e siguruan sipërmarrësit Lazim Destani nga kompania “Ekolog”, Nazim Viqa nga kompania “ABBRUCH AWR” dhe Remzi Ejupi nga kompania “Eurokoha”. Testet janë paraparë për Institutin për Shëndet Publik dhe menjëherë do të vendosen në funksion.

Zëvendëskryeministri Osmani gjatë pranim- dorëzimit shprehu mirënjohje deri tek biznismenët për këtë donacion “Mirënjohje të sinqertë deri tek gjithë bashkësia e biznesit për mbështetjen e vazhdueshme në ballafaqimin me COVID19, natyrisht mirënjohje të veçantë për Destani, Viqa dhe Ejupi për donacionin e sotëm, i cili paraqet mbështetje të rëndësishme në ballafaqimin me pandeminë” – theksoi Osmani gjatë dorëzimit të donacionit.

Përfaqësuesi i donatorëve gjatë takimit theksoi se ky është vetëm një kontribut i vogël në luftën e vendit me pandeminë botërore, me shpresë të nxitjes së sipërmarrësve tjerë për tu kyçur në këto aktivitete humanitare./Telegrafi/

Advertisement

Mirënjohje deri tek sipërmarrësit Lazim Destani nga kompania “Ekolog”, Nazmi Viqa nga kompania “ABBRUCH AWR” dhe Remzi…

Publiée par Bujar Osmani sur Mardi 21 juillet 2020

Donacioni nga sektori i biznesit në drejtim të luftës kundër pandemisë arriti në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy