DPHM: Maji i këtij viti ishte mesatarisht i ngrohtë dhe normalisht me shi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

DPHM njofton se sipas matjeve dhe vrojtimeve të stacioneve meteorologjike në Maqedoni, muaji maj i këtij viti karakterizohet mesatarisht i ngrohtë dhe me reshje normale, me përjashtim të pjesës lindore të vendit, ku janë matur sasi më të mëdha të reshjeve në krahasim me shumë -vlerat mesatare vjetore.

Temperatura mesatare mujore ka lëvizur nga 10.3°C në Lazaropole deri në 19.2°C në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të mesmuajit të majit, për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), mesatarja vjetore ishte rreth 16 °C, në nivel shteti.

“Temperatura më e lartë maksimale është matur më 22 maj në Gjevgjeli dhe ka qenë 30.0°C. Temperatura minimale më e ulët gjatë muajit u mat në Lazaropole, më 5 maj, dhe ishte 1.2 °C”, tha DPHM.

Në maj të vitit 2024, sasia mujore e reshjeve në shtet ka variuar nga 33 milimetra në Strumicë deri në 131 milimetra në Kriva Pallankë.

Advertisement

“Sasia maksimale ditore e reshjeve prej 33 milimetrash është regjistruar në Ohër më 19 të muajit. Në disa vende të vendit, si në Veles, Kumanovë, Tetovë e të tjera, është vërejtur breshëri”, thekson DPHM.

Krahasuar me vlerën mesatare të majit për një periudhë shumëvjeçare (1991-2020), shton DPHM, sasia mujore e matur e reshjeve ishte mesatare, ose më saktë rreth 65 milimetra në nivel shteti.

The post DPHM: Maji i këtij viti ishte mesatarisht i ngrohtë dhe normalisht me shi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy