Muaji korrik në Maqedoni ka qenë i nxehtë dhe me lagështi mbi mesataren

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Stacionet meteorologjike në vend tregojnë se korriku i këtij viti ka qenë i nxehtë dhe i lagësht mbi mesataren. Krahasuar me periudhën tridhjetëvjeçare, nga viti 1981 deri në vitin 2010, temperatura ka qenë 0,7 gradë celsius mbi mesataren, ndërsa totali i reshjeve mujore ka qenë 16 milimetra ose 41 për qind mbi mesataren.

“Luhatja absolute e temperaturës ka qenë 37.8 gradë, kurse ajo mujore 10.5 gradë, duke lëvizur nga 17.2 gradë në Lazaropole deri në 27.7 gradë në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të mesmuajit të korrikut për periudhën 1981-2010, temperatura vjetore ishte mbi mesataren për 0,7 gradë në nivel shtetëror. Temperatura mesatare maksimale ka lëvizur nga 24.4 gradë në Mavrovë deri në 35.1 në Gjevgjeli”.

“Temperatura më e lartë maksimale është matur më 24 korrik në Gjevgjeli dhe ka qenë 41.6 gradë. Temperatura mesatare minimale varioi nga 9.8 në Lazaropole deri në 19.5 në Gjevgjeli. Temperatura minimale më e ulët është matur në Lazaropole më 12 korrik dhe ka qenë 3.8 gradë”, njoftoi DPHM.

Sipas DPHM-së, luhatja e sasisë mujore të reshjeve në korrik të vitit 2022 ka qenë 109 milimetra dhe ka lëvizur nga 18,5 në Gjevgjeli deri në 127,7 milimetra në Berovë.

Advertisement

“Reshjet ishin nga shiu dhe breshri. Sasia maksimale ditore e reshjeve prej 50,9 milimetra është regjistruar në Berovë më 29 korrik. Krahasuar me vlerën mesatare të korrikut për periudhën 1981-2010, sasia e matur mujore e reshjeve ka qenë 16 milimetra ose 41 për qind mbi mesataren”, informoi DPHM.

Muaji korrik në Maqedoni ka qenë i nxehtë dhe me lagështi mbi mesataren shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy