DPHM Maqedoni: Korriku ka qenë ekstremisht i nxehtë, me reshje nën mesataren

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Muaj shumë i nxehtë deri ekstremisht i nxehtë është vlerësim i përgjithshëm për korrikun që karakterizohet me temperatura të larta në ajër dhe sasi të ulëta të reshjeve, ka bërë të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Temperaturë më e lartë mesatare është regjistruar në Gjevgjeli prej 29,1 gradë, më e ulët në Lazaropole 17,5. Në Strumicë, Shkup dhe Shtip janë matur 27 gradë, në Tetovë dhe Manastir 25, në Prilep 24, Ohër dhe Kriva Pallankë 23, në Berovë 21 dhe në Mavrovë 19 gradë.

Sipas DPHM-së, krahasuar me vlerat mesatare për muajin korrik për periudhën prej vitit 1981-2010 temperaturat mesatare në korrik 2021 janë më të larta për një ose dy gradë.

Temperatura më e lartë e ajrit në vend është matur në Gjevgjeli më 29 korrik- 43,3 gradë, ndërsa më e ulët në Lazaropole më 22 korrik prej 5,9 gradë. Veçmas temperatura më të larta nga ato minimale janë shënuar në dekadën e dytë të korrikut.

Advertisement

Nga DPHM theksojnë se deri në fund të korrikut vendi ka qenë i përfshirë nga valë e nxehtit që është ndjerë në mbarë vendin.

Në Shkup madje janë regjistruar 15 netë tropikale me çka është tejkaluar numri historik maksimal (periudhë 24 vjeçare ku temperatura e ajrit nuk është më e ulët nga 20 gradë). Mes vlerave më të larta janë shënuar në Gjevgjeli 21 dhe Shtip 9 netë tropikale.

DPHM Maqedoni: Korriku ka qenë ekstremisht i nxehtë, me reshje nën mesataren shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy