Dragi Rashkovski do të gjykohet për larje parash dhe keqpërdorim të funksionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-sekretari i Qeverisë, Dragi Rashkovski dhe gjashtë persona të tjerë do të gjykohen. Gjykata Penale pranoi aktakuzën e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për furnizimet problematike të softuerëve, për shpejtësinë e automjeteve në trafik dhe identifikim biometrik apo gjithsej katër furnizime. Mes tyre janë edhe softuerët personal të patentuar të Rashkovskit. Ai ngarkohet për dy vepra penale- pastrim parash dhe keqpërdorim të detyrës. Gjashtë personat e tjerë do të gjykohen për asistencë.

“Është formuar lëndë penale- juridike, e cila përmes sistemit AKMIS do të shpërndahet për veprim të mëtutjeshëm dhe do të caktohet seancë kryesore. Palët dhe opinioni do të informohen”, njoftojnë nga Gjykata Penale Shkup.

Rashkovski për momentin është në arrest shtëpiak. Sipas aktakuzës, Rashkovski nga qershori i vitit 2017 deri në shkurt të këtij viti me paramendim, i ndihmuar nga dy të akuzuar, bashkëpunëtorë të jashtëm, së bashku kanë kryer disa veprime. Rashkovski ka marrë ndihmë për veprën penale edhe nga një pronar kompanie. Gjithashtu, furnizimet publike nuk kanë qenë ekonomike dhe Rashkovski, duke e anashkaluar procedurën e furnizimit publik, personalisht ka dhënë udhëzime se si të përgatisin specifikacionin teknik për këto furnizime publike. Prokuroria ka vlerësuar se në këtë mënyrë të akuzuarit kanë përfituar rreth 300 mijë euro.

Nga këto para, Rashkovski nga qershori i vitit 2017 deri në maj të këtij viti ka hedhur në qarkullim më shumë se 87 mijë euro. Ndërkohë, ai ka fshehur origjinën e parave duke i vendosur në llogaritë e të afërmve të tij.

Advertisement

Me këto para ka shlyer edhe kreditë e marra. Në aktakuzë thuhet gjithashtu se për më shumë se 21 mijë euro, arka e shtetit është dëmtuar nga honorarist të angazhuar nga Rashkovski. Ata nuk kanë bërë asgjë, por rregullisht i kanë dhënë Rashkovskit një pjesë të honorareve të tyre./Alsat/

Dragi Rashkovski do të gjykohet për larje parash dhe keqpërdorim të funksionit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy