Drejtorët e ri në klinikat e Shkupit, MSH: Katër drejtorëve iu skadoi mandati

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Drejtorët e ri në klinikat e Shkupit, MSH: Katër drejtorëve iu skadoi mandati

Ministria e Shëndetësisë njofton se për shkak të skadimit të mandatit në periudhën parazgjedhore, në 3 institucione shëndetësore publike zhvillohen konkurse për përzgjedhjen e 4 pozitave për drejtorë.

Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile – Shkup, për drejtor të ri mjekësor, sipas dokumenteve të dorëzuara pas konkursit, është përzgjedhur doktori Fadil Cana.

Lexo po ashtu
Fadil Cana drejtor i ri i Klinikës Infektive në Shkup

Advertisement

Në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike – Shkup, pas konkurseve të zhvilluara drejtoreshë mjekësore është emëruar dr. Viktorija Jovanovska, ndërsa drejtor organizativ Jeton Shaqiri.

Në Klinikën për Psikiatri, drejtor mjekësor është emëruar prof. Dr Stojan Bajraktarov.

Advertisement

Të gjithë drejtorët e emëruar të institucioneve shëndetësore publike janë ekspertë në fushën e tyre dhe kanë përvojë shumëvjeçare.

The post Drejtorët e ri në klinikat e Shkupit, MSH: Katër drejtorëve iu skadoi mandati appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy