Durmishi: 10.000 euro për të rinjtë deri 29 vjeç, që duan të hapin biznes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi tha se për masat e punësimit qeveria ka ndarë rreth 40 milionë euro.

Ai theksoi se me planin operativ do të përfshihen 16.506 persona. Ministri shtoi se masa për vetëpunësim është zgjeruar me dy, siç theksoi ai, nënmasa të reja.

“Masa mbështetje për vetëpunësim e cila ka të bëjë me personat e papunë, me minimum arsim fillor, për të filluar biznesin e tyre. Shuma e mbështetjes financiare është 7,000 euro, mjete të pakthyeshme për fillimin e biznesit, që është 1,000 euro më shumë me vitin paraprak.

Risia e këtij viti është se në masa për vetëpunësim e të rinjve të papunë, deri në moshën 29 vjeç, me ç’rast shuma e mbështetjes financiare arrin 10,000 euro mjete të pakthyeshme për themelimin e biznesit”, tha mes tjerash Durmishi.

Advertisement

 

The post Durmishi: 10.000 euro për të rinjtë deri 29 vjeç, që duan të hapin biznes appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy