Durmishi: Do të ketë rritje të pagës minimale në muajin mars

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka njoftuar se paga minimale në Maqedoninë e Veriut do të pësojë rritje prej rreth 2.000 denarësh në muajin mars të vitit 2026.

Sipas tij, ky hap është pjesë e planit të Qeverisë për përmirësimin e standardit jetësor dhe përkrahjen e punëtorëve me të ardhura më të ulëta.

Durmishi theksoi se Qeveria po punon në harmonizimin e pagës minimale me rritjen e inflacionit dhe kostot e jetesës, me qëllim që punëtorët të ndjejnë realisht përmirësim në buxhetet familjare.

Nga ana tjetër, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) vazhdon të qëndrojë në kërkesën e saj që paga minimale të arrijë në 500 euro, duke theksuar se me rritjen aktuale ajo ende mbetet e pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet bazë mujore.

Advertisement

Durmishi poashtu paralajmëroi se janë bërë ndryshime në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve.

“Me ndryshimet në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, po ndërtojmë një kornizë të qartë dhe transparente që nxit zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e pagave. Qëllimi ynë është të tërheqim investime me vlerë të shtuar, që sjellin teknologji, inovacione dhe produktivitet më të lartë. Mbështetja do t’u jepet kompanive që investojnë në industrinë përpunuese, motor i ekonomisë reale”, njofton Durmishi./Telegrafi/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy