Dy kompani turke konkurrojnë për ndërtimin e gazsjellësit në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi informon se dy kompani turke kanë hyrë në garë për ndërtimin e gazsjellësit kryesor të gazit në Maqedoninë e Veriut.

“Kompanitë “Aksa Dogalgas Dagiti AS” nga Republika e Turqisë dhe “Palmet Energy Anonymous Shirketi” gjithashtu nga Turqia kanë paraqitur oferta për ndërtimin e gazsjellësit magjistral në vend.

Bazuar në raportin e Ministrisë së Ekonomisë, ditën e djeshme Qeveria solli vendim me të cilin këto dy kompani do të ftohen të marrin pjesë në fazën e dytë në dialogut konkurrues.

Kjo do të thotë që këto dy kompani do të marrin pjesë në procedurën e tenderimit deri në fazën e tretë, që do të thotë zgjedhja përfundimtare e një kompanie me çka do të krijohet partneritet publik-privat për financimin, projektimin, ndërtimin, menaxhimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në Maqedoninë e Veriut”, shkruan Bekteshi në Facebook.

Advertisement

Sipas kushteve që duhet t’i plotësonin investitorët e interesuar për pjesëmarrje në thirrjen publike të shpallur nga Ministria e Ekonomisë janë: të kenë të paktën pesë vjet përvojë në shpërndarjen e gazit natyror, të paktën 100 mijë përdorues të lidhur në sistemin e tyre të shpërndarjes, të kenë shpërndarë të paktën 3 miliardë m3 në 3 vitet e fundit, dhe të kenë të paktën 150 milion euro të ardhura vjetore në 3 vitet e fundit./Telegrafi/

Dy kompani turke konkurrojnë për ndërtimin e gazsjellësit në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy