Dy laborator nga Shkupi dhe Gostivari kanë marrë mostra për COVID-19 pa pasur leje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy laboratorë nga Shkupi dhe Gostivari morën mostra për Covid ose kryen teste mikrobiologjike edhe pse nuk kishin leje, domethënë ata kryen teste jashtë lejes së dhënë. Këto janë dy laboratorët, lëndët për të cilët kanë pritur dy muaj që Ministria e Shëndetësisë të veprojë sipas procesverbalit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar.

Ministria përkatëse nuk njoftoi emrat e dy laboratorëve, por konfirmoi se vëzhgimet shtesë do të përcaktojnë nëse do tu merret leja e punës.

“Lëndët janë në procedurë në Ministrinë e Shëndetësisë, në të cilën pas marrjes së procesverbalit nga Fondi Shtetëror i Sigurimeve Shëndetësore, ministria do të kërkojë prova shtesë nga inspektorati, ndërsa sipas Ligjit për Procedurën Administrative ministria është e detyruar t’i drejtohet palëve dhe t’u kërkojë atyre shpjegime për mos veprim në përputhje me lejen e punës, pas së cilës ai do të formojë një opinion dhe do të veprojë në përputhje me atë që përcaktohet në procedurë.

Ministria e Shëndetësisë vepron në përputhje me nenin 65, paragrafi 2, alinea 5 të Ligjit për kujdesin shëndetësor, i cili përcakton se ministria merr vendim për heqjen e licencës nëse institucioni kryen ose ka kryer një veprimtari që është në kundërshtim me lejen e saj të punës”, thonë për “Nova” nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/

Advertisement

Dy laborator nga Shkupi dhe Gostivari kanë marrë mostra për COVID-19 pa pasur leje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy