Dy persona të lënduar në një aksident në Shtip

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy persona janë lënduar më rëndë pasi me automjet kanë dalë nga rruga para urës së re të lumit Bregallnica në Shtip, pas çfarë me automjetin kanë rënë në një shteg për këmbësorë dhe janë përplasur në dru.

Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova konfirmon se aksidenti ka ndodhur në orën 15 në afërsi të urës së re të lumit Bregallnica në Shtip.

Sipas dëshmitarëve automjeti opel astra ka lëvizur nga lagjja Senjak e Shtipit në drejtim të unazës së re.

Thonë se për fat të mirë për momentin kur automjeti ka dalë nga rruga nuk ka pasur njerëz në shtegun për këmbësorë të cilin çdo ditë qytetarët e Shtipit e vizitojnë dhe ecin në këmbë në të pranë lumit Bregallnica.

Advertisement

Dy persona të lënduar në një aksident në Shtip shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy