minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Dy viktima dhe 177 raste të reja me coronavirus në Maqedoni - Struga.info


Dy viktima dhe 177 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.245 teste të realizuara, 177 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në Shkup janë regjistruar 105 raste, në Kumanovë-26, në Dibër-1, Shtip-15,Tetovë-13, Strugë-1, Veles-1, Manastir-1, Ohër-1, Gostivar-8, Gjevgjeli-2, Vallandovë-1, Sveti Nikollë-1, Negotinë-1.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit dy pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Viktimat janë nga Kumanova dhe Shkupi.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 8 pacientë të shëruar. Tre nga Shkupi, 1 nga Prilepi dhe 4 nga Velesi.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 2.787 persona me koronavirus, prej të cilëve 1629 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 149 pacientë. Për momentin ka 1009 raste aktive./alsat/

Advertisement

The post Dy viktima dhe 177 raste të reja me coronavirus në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy