Dy vite burg për sulmuesin e saj, Arsovska: Një fitore sistematike për viktimat e dhunës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmuesi i Danela Arsovskës dënohet me dy vite burg

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Penale në Shkup të cilët dënuan me dy vjet burg sulmuesin e saj.

Lexo po ashtu
Sulmuesi i Danela Arsovskës dënohet me dy vite burg

Advertisement

Ajo e cilësoi vendimin si fitore ndaj viktimave të dhunës.

“Kjo është një fitore sistematike për viktimat e dhunës, për çdo grua dhe nënë, për sulm që ishte gjithashtu një sulm ndaj institucionit të kryetarit të komunës. Autori i krimit nuk tregoi aspak pendim për atë që kishte bërë, dhe me qëndrimin e tij vazhdimisht tallte gjykatën dhe publikun. Ai madje u përpoq ta paraqiste viktimën si sulmues, ndërsa edhe pse është abuzues, të paraqiste veten sikur është rrahur nga një grua”, shkroi Arsovska në profilin e saj në Facebook.

Kujtojmë se Gjykata sot e shpalli fajtor për veprën penale – dhunë dhe i shqiptoi dënim me burg prej dy vjet, Sulejman Lamallarit për sulm fizik dhe verbal, shkaktim të lëndimeve trupore dhe kërcënime serioze. Gjykata, gjithashtu, vendosi që masa paraburgim Lamallarit t’i propozohet deri në plotfuqinë e vendimit, gjegjësisht deri në fillimin e vuajtjes së dënimit me burg, por jo më gjatë se 60 – gjashtëdhjetë ditë. Rasti ka të bëjë me incidentin nga 11 korriku i vitit 2025, kur Arsovska ishte në terren me persona të autorizuar zyrtarë pas denoncimit për ndërtim pa leje.

Advertisement

The post Dy vite burg për sulmuesin e saj, Arsovska: Një fitore sistematike për viktimat e dhunës appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy