Dy vjet e tre muaj burg për shoferin që goditi për vdekje një fëmij në “rrugën e Plastikeve”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy vjet e tre muaj burg për shoferin që goditi për vdekje një fëmij në “rrugën e Plastikeve”

Gjyqtarja Marija Kletniçka nga Gjykata Themelore Penale Shkup ka shqiptuar dënim të vetëm me burg prej dy vjet e tre muaj për 21-vjeçarin Shukri Zeqiri nga Shkupi, i cili më 12 tetor goditi një fëmijë dhjetëvjeçar në bulevardin “Nikola Karev”, e njohur si rruga e “Plastikeve”, në Shkup, ka ndërruar jetë në vend dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Gjyqtari të pandehurit e ka dënuar me tre vjet ndalim për drejtim të mjetit motorik, që do të thotë se në dënim nuk llogaritet koha e burgut dhe ia ka vazhduar arrestin shtëpiak deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Në aktgjykim, gjyqtarja Marija Kletnicka ka thënë se 21-vjeçari Zeqiri nuk ka qenë i dënuar më parë për një vepër penale.

I pandehuri Zeqiri paraprakisht e ka pranuar në Gjykatë veprën që i ngarkohet, por ka thënë se ka ikur nga frika se mos e rrahin.

Advertisement

“Jam penduar për atë që bëra. Unë nuk mund të fle. E pranoj me vetëdije dhe vullnetarisht”, ka thënë i akuzuari.

Lexo po ashtu
Përfundoi gjykimi: 21-vjeçari pranoi fajin për aksidentin me vdekje që shkaktoi në Shkup

Advertisement

Pas shpalljes së aktgjykimit të gjykatës, Sebastijan Sanovski, babai i fëmijës që humbi jetën në aksident, do të ketë mundësi të ankimojë aktgjykimin.

“Prisja një dënim prej 10 vitesh. Kur humbisni një fëmijë, ju e dini se si ndihet. Nuk dëshiroj që kjo t’i ndodhë askujt. Nëse kemi shtet, duhet gjykuar siç duhet”, tha ai. /Telegrafi/

Dy vjet e tre muaj burg për shoferin që goditi për vdekje një fëmij në “rrugën e Plastikeve” shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy