Dy vjet nga tragjedia e Llaskarcës, shkaqet e aksidentit ende të panjohura

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Para dy viteve në ditën e sotme, autobusi i cili qarkullonte në linjën e rregullt të udhëtarëve, pasdite ishte nisur drejtë Gostivarit. Për shkaqe ende të panjohura, autobusi me 51 udhëtarë doli nga rruga dhe u rrokullis në rrugën e vjetër. Banorët e Llaskarcës së Shkupit ishin të parët të cilët ndihmuan në shpëtimin e të lënduarve. Për sakrificën e tyre, vetëqeverisja lokale e Gostivarit, ndau mirënjohje.

Dy vite pas aksidentit po zhvillohet proces gjyqësor në të cilin janë të akuzuar gjashtë persona dhe ende zgjat vërtetimi i përgjegjësisë dhe rrethanat të cilat shkaktuan tragjedinë.

Në ditën e sotme të vitit 2019 jetën e humbën gjashtëmbëdhjetë banorë të Gostivarit dhe vendeve përreth: Bejza Uzeiri, Valdete Hamiti, Besim Fetai, Dejan Ristoski, Arse Arsoski, Ferdi Kaso, Rametula Abduraimi, Trpana Janevska, Jovica Trpevski, Esat Emruli, Ajdin Ismaili, Zoran Davidovski, Boban Avramoski dhe Boble Avramovski, Onur Sadiku, Pavlle Kostovski dhe Erza Osmani, ndërsa të lënduar ishin edhe 35 persona.

Dy vjet nga tragjedia e Llaskarcës, shkaqet e aksidentit ende të panjohura shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy