Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve për aksidentin e trafikut që ka ndodhur para disa ditësh në lagjen “Butel” të Shkupit, në të cilën humbi jetën një këmbësor, një djalë i ri nga Shkupi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurori publik kompetent, përveç masës arrest shtëpiak, të dyshuarit të parë i propozoi konfiskimin e përkohshëm të dokumentit të udhëtimit dhe patentën e shoferit.

Ndaj të dyshuarit të dytë janë propozuar masa përkujdesjeje, obligim që herë pas here të paraqitet te zyrtari i caktuar apo organi kompetent shtetëror, t’i konfiskohet përkohësisht dokumenti i udhëtimit dhe t’i caktohet ndalimi për dhënien e tij dhe heqja e përkohshme e patentë shoferit, gjegjësisht ndalim për lëshimin e tij.

PTHP njofton se më 31 korrik, i dyshuari i parë, shtetasi i RMV-së 41 vjeç, me banim në Itali, si pjesëmarrës në komunikacion në rrugë publike, nuk ka respektuar rregullat dhe me këtë ka rrezikuar qarkullimin publik, duke rrezikuar jetën e njerëzve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ai nga korsia e majte në bulevardin “Sllovenija” në Shkup, në drejtim të nga perëndimi për në lindje, ka drejtuar automjetin “Mercedes” me targa të Italisë, por kur ka arritur te kryqëzimi “Brigada maqedono-kosovare” dhe “Bosnja dhe Hercegovina” në të cilën komunikacioni ka qenë i rregulluar me semaforë, ka vepruar kundër ligjit për siguri në rrugë dhe në vijë të plotë ka bërë tejkalim të një veture e cila ka qenë e ndaluar. Pasata ka vazhduar me lëvizjen dhe ka hyrë në rreth duke kaluar në semaforë të kuq”, thonë nga PTHP.

Sipas hetimeve, i dyshuari tjetër, një shtetas i RMV-së 39-vjeçar, ka qenë duke kaluar në kryqëzim me dritë të gjelbër, duke ruajtur drejtimin e lëvizjes, por pa e rregulluar shpejtësinë e lëvizjes.

Si pasojë, dy automjetet janë përplasur dhe vetura e drejtuar nga i dyshuari i dytë ka dalë nga rruga në vendin e ndarë për këmbësorë në anën veriperëndimore të kryqëzimit dhe ka goditur me anën e djathtë trupin e një këmbësori.

Si pasojë e goditjes, këmbësori i lënduar ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në Qendrën Urgjente në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lëndime të rënda ka pësuar edhe pasagjerja femër në veturën e të dyshuarit të dytë./Telegrafi/

The post Dyshohen dy shoferë të cilët morën pjesë në aksidentin ku humbi jetën një këmbësorë në Shkup appeared first on Telegrafi.