Policia jep detaje për aksidentin në Sllatinë të Tetovës, ku humbi jetën një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia jep detaje për aksidentin në Sllatinë të Tetovës, ku humbi jetën një person

Dje rreth orës 17:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në Sllatinë të Tetovës ka ndodhur një aksident trafiku me një motoçikletë pa targa të drejtuar nga 19-vjeçari L.Sh. nga Tearca e Tetovës dhe një traktor me rimorkio, po ashtu pa shenja regjistrimi, i drejtuar nga 60-vjeçari A.S. nga Sllatina.

Në aksident motoristi L.Sh. ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës, nga të cilat ka ndërruar jetë pak më vonë në Kompleksin klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Në vendin e aksidentit prokurori publik dhe ekipi nga SPB Tetovë kanë kryer këqyrje dhe rasti është zbardhur dhe dokumentuar.


https://telegrafi.com/aksident-trafiku-ne-sllatine-te-tearces-humb-jeten-nje-person/

Advertisement

Policia jep detaje për aksidentin në Sllatinë të Tetovës, ku humbi jetën një person shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy