Dyzet kompani kanë hyrë në kadastrën e ndotësve në Komunën e Gostivarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vetëqeverisja lokale e Gostivarit ka filluar me përgatitjen e strategjisë pesëvjeçare për zvogëlimin e ndotjes. Si dokument më i rëndësishëm është kadastra e ndotësve, që është në fazë përfundimtare. Në të do të vihen kompani të cilat posedojnë leje ekonomike ndërsa që emetojnë materie të dëmshme në procesin prodhues.

Në listën e pushtetit lokal janë: pesë fabrika, gurëthyes, prodhues të betonit që kanë leje ekologjike A, në mesin e tyre edhe ferma të shpezëve, kapacitete prodhuese për bojëra, punëtori mekanike me leje B ndërsa ka edhe furra të tjera dhe byrektore.

Përgjegjësi për ekologjinë në Komunën e Gostivarit thotë se pas shtatë muajsh punë, është bërë versioni i parë kadastrës që do të jetë pjesë e strategjisë për ballafaqim me ndotjen në rajonin e Gostivarit.

“I kemi identifikuar këta ndotës, prej të cilëve pesë janë me leje ekologjike të kategorisë A ndërsa 11 me leje B të cilat i jep Ministria e Mjedisit Jetësor. Listën e kemi plotësuar edhe me ndotës si reparte për prodhimin e ngjyrave, furra, gurëthyes, punëtori të mekanikëve dhe servise ku ndërrohet vaji motorik i automjeteve”, thotë për AIM, Zudi Xhelili nga sektori i ekologjisë.

Advertisement

Me formimin e kadastrës së ndotësve, pritet Gostivari të ketë të dhëna për atë se cilët janë ndotësit dhe në ç’masë është ndikimi i tyre mbi ndotjen. Xhelili vlerëson se kjo në të ardhmen do të ndihmojë që të zbulohet burimi i ndotjes dhe të veprohet në mënyrë të përshtatshme. Që të ulet ndotja në ajër, në ujërat nëntokësorë dhe tokë, nevojitet kontroll më i madh. Përveç nga inspektorët komunalë, kompanitë ndotëse duhet më shpesh të kontrollohen edhe nga inspektorët shtetërorë.

“Ministria e Mjedisit Jetësor i ka inspektorët e vet, të cilët e kanë për detyrë t’i kontrollojnë pasi ata i japin lejet dhe të kontrollojnë nëse operatorët i plotësojnë rregullat. Unë personalisht i kam vizituar disa kompani të caktuara me leje B dhe në bazë të dokumentacionit duket se gjithçka është në rregull, por punën e tyre dhe lëshimet e tyre duhet t’i kontrollojnë inspektorët e Ministrisë së Ekologjisë”, shton Zudi Xhelili nga sektori i ekologjisë.

Kadastra e ndotësve do të jetë pjesë e Strategjisë lokale për ndotje në Gostivar. Është pjesë e projektit pesëvjeçar për të cilin pushteti lokal duhet t’i ndajë rreth 20.000 euro.

Viteve të kaluara problemi me ndotjen e ajrit ambiental shkaktoi reagime të mëdha nga qytetarët e Gostivarit veçanërisht kur koncentrimi i grimcave PM10- ishte më i madh për disa fish se që lejohej. U bënë fushata dhe u organizuan protesta kundër disa kompanive të caktuara, të cilët aktivistët ekologjikë i theksojnë si shkaktues kryesorë. Pushteti komunal i ka dënuar edhe disa persona për të cilët ishte dëshmuar se kanë shkaktuar ndotje. Dënimi më të lartë prej 2.000 euro vitin e kaluar e ka paguar një qytetar i Gostivari i cili dogji goma të vjetra autobusi dhe të kamionëve në hyrje të Gostivarit. Nga zjarri një pjesë e qytetit u kaplua nga tymi i dendur dhe i zi ndërsa qytetarët ishin të frikësuar se bëhet fjalë për ndonjë avari.

Advertisement

Dyzet kompani kanë hyrë në kadastrën e ndotësve në Komunën e Gostivarit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy