Në seancën e tensionuar të sotme në Kuvend, deputeti nga radhët e BDI-së, Arben Ziberi ka tentuar të sulmojë deputetin e majtë Borisllav Krmov, por në mes tyre është futur kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Nga partia “E Majtë” thonë se nuk i tremben BDI-së.

“Ne po u themi banditëve të amnistuar të BDI-së se koha e frikësimit të popullit maqedonas ka mbaruar dhe se pasardhësit e tyre OBRM-PDUKM dhe LSD kanë kohë që janë delegjitimuar në sytë e popullit maqedonas. Po vijnë kohë të reja dhe në Kuvendin e Maqedonisë do të shkruhet histori e re”, thonë nga “E Majta”.

E gjithë kësaj i parapriu një incident në Kuvend, kur Krmov filloi të kërkojë ndërprerjen e seancës. Ai theu kompjuterin, grisi mikrofonët dhe së bashku me Dimitar Apasiev i hodhi amendamente nënkryetarit të Kuvendit, Goran Misovski, i cili e drejtonte seancën. Arsyeja ishte se nuk u pranuan amendamentet e tyre për ndryshimin e Rregullores së Punës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Lexo po ashtu
Deputetët e “Të Majtës” demolojnë Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post “E Majta”: Deputeti Ziberi nga BDI ka tentuar ta sulmojë Krmovin appeared first on Telegrafi.