OBRM-PDUKM dhe “E Majta” lëshuan seancën, ndërpritet seanca në Kuvendin e RMV-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Seanca e sotme 66 është ndërprerë pasi gjatë votimit të rendit të ditës kishte vetëm 59 deputetë.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së më herët e lëshuan seancën sepse nuk ishte miratuar vendimi i tyre i rendit të ditës që të hiqet Projektvendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime të Kuvendit. Seanca u lëshua edhe nga dy deputetët e të “Majtës” sepse nuk u miratua propozimi i tyre, e cila ka të bënte me atë se në rendin e ditës nevojitej të paraqitet edhe propozim-ndryshimet të Kodit Penal, e cila është paraqitur më 21 korrik 2021.

“Për ndryshimet në rendin e ditës votuan 59 deputetë dhe për vendimmarrje duhet të ketë kuorum minimum 61 deputetë, por në momentin e votimit të rendit të ditës nuk kishte kuorum. Për këtë seancë nuk është miratuar rendi i ditës, pas kësaj seance do të ndërpritet puna dhe për vazhdimin do të ketë njoftim shtesë. Kjo seancë është thirrur 10 ditë më parë. Një deputet i opozitës dhe dy të shumicës u lejuan të shkojnë në delegacion për të përfaqësuar Kuvendin në institucionet evropiane. Nga 64 deputetë, për dy kishim njohuri se nuk do të jenë në seancë. Në seancë dy deputetë të shumicës nuk janë në Kuvend pa sqarime, nuk janë regjistruar. Fatkeqësisht njëri nga deputetët nuk është prezent për arsye shëndetësore”, njofton kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi./Telegrafi/

OBRM-PDUKM dhe “E Majta” lëshuan seancën, ndërpritet seanca në Kuvendin e RMV-së shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy