Grupi parlamentar i partisë E Majta sot deri te kryetari i Kuvendit ka parashtruar Kërkesë të shkruar për konstatimin e ndërprerjes së mandatittë deputetit të BDI-së, Talat Xhaferi për shkak se po ushtron dy funksione në të njëjtën kohë.

“Kryeparlamentari i ri është i obliguar që kur të krijohen kushtet ligjore për përfundimin e mandatit të deputetit, ta deklarojë këtë në seancën e parë të ardhshme parlamentare. Kjo është një dispozitë që buron nga Kushtetuta e Maqedonisë si dhe nga disa ligje të tjera siç është Ligji për Kuvend, Ligji për deputetë, Kodi Zgjedhor dhe Ligji për parandalimin e korrupsionit”, thuhet në njoftimin e partisë.

Ata po ashtu do të parashtrojnë ankesë në Komisionin Anti-korrupsion me qëllim që të vërtetohet shkelja ligjore dhe shqiptimi i gjobës ndaj Xhaferit.

“Theksojmë se nëse kryeparlamentari Afrim Gashi nuk e vendos këtë në rend dite në seancën e ardhshme, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post E Majta kërkon t’i ndërpritet mandati i deputetit Talat Xhaferit appeared first on Telegrafi.