minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
“E Majta”, padi ndaj Xhaferit për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Struga.info


“E Majta”, padi ndaj Xhaferit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“E Majta” do ta padisë kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Bazë për padi sipas tyre është përgjigja që Xhaferi i ka kthyer deputetëve opozitarë mbi kërkesën për interpelancë ndaj të parit të ligjvënësit. Në kërkesën e të Majtës të cilën e mbështetë edhe OBRM-PDUKM-ja nuk është shkruar emri kushtetues i shtetit.

Sipas Borisllav Kërmovit, qëllimi i Xhaferit është shmangja nga ballafaqimi me deputetët.

“Qëllimi i tij është t’i shmanget argumenteve me deputetët. Të shtyhet interpelanca dhe në këtë mënyrë t’i humb pesha politike kërkesës tonë. Me këto veprime Xhaferi çdo ditë e shkel Kushtetutën dhe ligjet. Të drejtat e deputetëve, posaçërisht tonat si E Majtë çdo ditë shkurtohen dhe kjo paraqet vepër penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe për këtë do të iniciojmë padi penale ndaj tij”, deklaroi Borisllav Kërmov, Deputet i partisë “E Majta”.

Kthimi i interpelancës pamundëson vendosjen e saj në njërën nga seanca e korrikut. Afatet e parapara me Rregullore nuk parashikojnë që propozimi për interpelancë i kthyer mbrapsht të mund të vendoset në rendite para 15 ditëve. E njëjta mund të shqyrtohet në njërën nga seancat e shtatorit.

Advertisement

“Afat për plotësimin dhe rregullimin e saj është 15 ditë, pavarësisht se neve mund ta përgatisim për një ditë. Mendoj se shansi që kjo interpelancë të gjendet në seancën e 22 korrikut është djegur”, tha Borisllav Kërmov, Deputet i partisë “E Majta”.

Opozita maqedonase motivin për interpelancë e mbështet në fjalimin e Xhaferit të mbajtur në gjuhën shqipe gjatë një vizite në Bruksel. Sipas saj, për Xhaferin gjuhë zyrtare për përdorim ndërkombëtar është maqedonishtja. Interpelanca e opozitës maqedonase nuk gjen mbështetjen e deputetëve të shumicës parlamentare dhe as të opozitës shqiptare./Alsat/

The post “E Majta”, padi ndaj Xhaferit për keqpërdorim të detyrës zyrtare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy