“E majta” paralajmëron kallëzime penale dhe referendum kundër gjuhës shqipe në uniformat e polcisië së Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti nga radhët e partisë “E majta”, Borsillav Kërmov u shpreh se nga Gjykata Kushtetuese varret nëse ky ligj, ose siç e quan ai, vendim i qeverisë do të kalojë, ndërsa sipas tyre, vendimi qeverisë është në në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjit për punë të Brendshme.

“Ekipi ynë juridik vlerëson, ne vlerësojmë se ai ligj, pardon, ai nuk është ligj por vendim qeveritar, se është në kundërshtim me Kushtetutën, përkatësisht amendamentin 5 dhe në kundërshtim me Ligjin për punë të brendshme”, u shpreh Kërmov duke shtuar se ata do të çojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Ai theksoi se po ashtu do të shqyrtohen mundësitë nëse ka vend për kallëzime penale ose nëse ka mundësi të ketë edhe referendum.

“Ky ligj përveç se është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin po ashtu edhe rrezikon shtetin unitar”, u shpreh Kërmov./Telegrafi/

Advertisement

 

“E majta” paralajmëron kallëzime penale dhe referendum kundër gjuhës shqipe në uniformat e polcisië së Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy