E përvetësoi veturën Mercedes por nuk e pagoi atë, arrestohet 40 vjeçari nga Shkupi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka përvetësuar ilegalisht veturën e tipit Mercedes me tabela të Shkupit.

Ministria për Punë të Brendshme njoftoi se zyrtarë policorë nga Njësiti i Policisë për Intervenim në SPB Shkup dje kanë arrestuar S.XH. (40 vjeçar) nga Shkupi, i cili ishte në kërkim nga Stacioni Policor në Çair.

“Më 3 prill 2022, S.Xh. ka bërë marrëveshje verbale me një person nga Shkupi për blerjen e automjetit të tipit Mercedes, pas së cilës e ka marrë atë, por nuk ka paguar për të.

Ai u dërgua në komisariat dhe në një intervistë zyrtare pranoi krimin.

Advertisement

Pas dokumentimit të plotë të rastit, automjeti do t’i kthehet pronarit, ndërsa ndaj personit me iniciale S.Xh. do të rëndon akuza “shmangie” nga neni 239 i Kodit Penal, njoftoi policia.

E përvetësoi veturën Mercedes por nuk e pagoi atë, arrestohet 40 vjeçari nga Shkupi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy