E sulmoi fizikisht udhëtarin, NPT Shkup pezullon shoferin e autobusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërmarrja Publike Transportuese (NPT) Shkup e ka konfirmuar rastin e shoferit, i cili e ka sulmuar fizikisht një udhëtar.

Nga NPT thonë se kanë marrë masa dhe e kanë pezulluar shoferin e tyre.

“Ju njoftojmë se NPT Shkup menjëherë ka marrë masa për zbardhjen e ngjarjes së djeshme në mbrëmje në një automjet të NPT-së në linjën 24 në mes të shoferit dhe një pasagjeri dhe nga video incizimet e automjetit është konstatuar se shoferi ka sulmuar fizikisht pasagjerin”.

“Sot është përgatitur vendim për pezullimin e shoferit dhe ka nisur procedura për marrjen e masave përkatëse ligjore për shkeljen e kryer në vendin e punës”, thuhet në njoftimin e NPT-së./Telegrafi/

Advertisement

E sulmoi fizikisht udhëtarin, NPT Shkup pezullon shoferin e autobusit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy