East Gate Mall tregon si t’i bëni blerjet familjare më argëtuese dhe të organizuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të organizosh blerje të mira familjare, ku çdo pjesëtar i familjes do të ngelë i kënaqur në fund, nuk është detyra më e lehtë në botë. East Gate Mall, si qendra më e madhe tregtare rajonale dhe zemra e re e Shkupit, është destinacioni i preferuar për blerjet më të mira dhe përmbajtje të pashoqe argëtuese për të gjitha moshat.

Blerjet komode dhe të sigurta, lojërat dhe aktivitetet për të gjallëruar fëmijët, shumëllojshmëria e ushqimeve të shijshme dhe cilësore, një numër i madh uljesh, një përzgjedhje e konsiderueshme e markave unike, të cilat mund t’i gjeni vetëm në East Gate Mall në vend dhe më gjerë, janë arsye më se e mjaftueshme për ta rezervuar kohën e lirë për këtë objekt modern me 5 nivele.

Segmentet e veçanta të fëmijëve janë të integruara në mënyrë praktike, si dyqanet për lodra, rroba dhe këpucë për fëmijë, kurse një pjesë e domosdoshme e çdo shëtitjeje familjare në East Gate Mall është padyshim këndi i lojërave Play Park. Por, si t’i bëni blerjet familjare argëtuese dhe të organizuara?

Këshilla më e mirë është të keni paraprakisht një plan se si dëshironi ta kaloni kohën, si dhe nëse keni përparësi të caktuara për sa i përket blerjes apo ndoshta planifikoni dhe preferoni që blerjet familjare të jenë spontane.

Advertisement

Shumë herë na ndodh të blejmë gjëra të cilat ndoshta nuk kishim planifikuar që t’i blinim, por të cilat shpesh i përfshijmë në mesin e sendeve dhe gjërave më të nevojshme në shtëpinë tonë. Nëse e keni në plan të blini rroba, ndani kohën e duhur për të provuar pa nxitim dhe stres. Përvoja juaj e blerjeve do të jetë shumë më e këndshme nëse askush nuk ndihet i nxituar.

Lejojuni fëmijëve një buxhet të kufizuar, me të cilin do të mund të organizohen dhe të blejnë gjërat që u nevojiten. Ata do të shndërrohen menjëherë në blerës më të mirë, të ndërgjegjshëm për buxhetin, pasi ta shohin shumën si paratë e tyre në zotërim. Dhe nëse fëmijët janë më të mëdhenj dhe dëshironi të ndaheni nëpër dyqane të ndryshme, komunikoni qartë se ku do të takoheni.

Blerja do të jetë edhe më argëtuese nëse merrni pjesë në ngjarjet për fëmijë të organizuara nga East Gate Mall dhe që janë të zakonshme në këtë kryeqendër tregtare në Shkup. Më datë 30 janar, pritet një shfaqje teatrale nga Teatri për Fëmijë dhe të Rinj në sheshin qendror, ndërsa më datat 28, 29 dhe 30 janar, do të zhvillohet një punëtori për ndërtimin e figurave me tulla LEGO.

Në East Gate Mall, adhuruesit e argëtimit dhe fantazisë i presin gjithmonë blerje familjare argëtuese dhe aventura të panumërta.

Advertisement

Ti je në qendër.

East Gate Mall tregon si t’i bëni blerjet familjare më argëtuese dhe të organizuara shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy