Edhe 30 ditë paraburgim për Mijallkovin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Edhe 30 ditë paraburgim për Mijallkovin

Pas vendimit për rastin “Thesari”, me të cilin Sasho Mijallkov u dënua sot me 8 vjet burg, gjykata i caktoi edhe 30 ditë paraburgim për ish-drejtorin e DSK-së.

Ky vendim pasoi pas propozimit të Prokurorit Publik Trajçe Pelivanov, i cili theksoi se ekzistonte rreziku i arratisjes. Nga ana tjetër, i akuzuari Nebojsha Stajkoviq, iu caktua masa e arrestit shtëpiak.

Përfaqësuesit e prokurorisë për rastin “Thesari”, pas shpalljes së aktgjykimit sot, kërkuan që të akuzuarve Sasho Mijallkov dhe Nebojsha Stajkoviq t’iu caktohet masa e paraburgimit derisa verdikti të marrë formën e prerë./Telegrafi/


Tetë vjet burg për Mijallkovin në rastin “Thesari”, pesë për Toni Jakimovskin

Advertisement

Edhe 30 ditë paraburgim për Mijallkovin shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy