Edhe LDM kërkon rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Demokratike e Maqedonisë mbështet kërkesën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë dhe inkurajon qeverinë që më shpejt t’i sjell për votim ndryshimet ligjore.

Nga LDM theksojnë se kanë pasur prioritet përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe rritjen e produktivitet.

“Pagat e vogla nuk motivojnë të punësuarit, por ndikojnë negativisht ndaj produktiviteti, inovacioneve dhe për këtë arsye të rinjtë ikin në mërgim”, thonë nga LDM.

Kujtojmë se më herët edhe RDM-ja përkrahu propozimet ligjore, ndërsa më edhe partia E majta mbështeti ndryshimet ligjore./Telegrafi/

Advertisement

Edhe LDM kërkon rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy