Edhe pas dy dozave me vaksinë, Teuta Arifi infektohet me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetarja e Komunës së Tetovës njofton se edhe pse ka marr të dy dozat e vaksinës kundër coronavirusit sërish është infektuar me COVID-19.

“Dje pas disa shqetësimeve të lehta shëndetësore, u testova dhe rezultova pozitive ndaj COVID19.

Duke respektuar protokolet shëndetësore, në ditët në vijim do të qëndroj në vetizolim duke marrë terapinë e nevojshme.

Edhe pse para me shumë se 1 muaj e gjysëm pranova dozën e dytë të vaksinës, virusi është ende mes nesh dhe mund ta prekë gjithësecilin!

Advertisement

Falë vaksinimit deri më tani kam vetëm simptoma të lehtë, andaj inkurajoj të gjithë qytetarët që sa më shpejtë të vaksinohen!

Qëndroni të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, mbroni veten, familjen, dhe të tjerët rreth jush”, shkruan Arifi në profilin e saj në Facebook./Telegrafi/

Edhe pas dy dozave me vaksinë, Teuta Arifi infektohet me COVID-19 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy