Një grua e moshës 44 vjeçare është e infektuar me coronavirus dhe është hospitalizuar në Klinikën Infektive në Shkup për shkak se gjendjes së rëndë shëndetësore. Pozitiv ka rezultuar edhe bashkëshorti i saj dhe i biri, por me simptoma të dobëta.

Ajo ka qenë e vaksinuar me coronavirus me dy doza. Për “Fokus” e vërtetoi epidemologia, mjekja Biljana Trajkova nga Velesi.

“Gruaja rezultoi pozitiv në test javën e kaluar dhe u transportua në klinikat e Shkupit. Ka qenë e vaksinuar, ndërsa sipas informacioneve të fundit, gjendja e saj tani është përmirësuar. Nuk kemi të dhëna nëse bëhet fjalë për llojin delta të coronavirusit”, tha Trajkova.

Ndryshe, në Veles momentalisht ka pesë raste aktive me COVID-19, ndërsa në kovid qendrën në Veles është hospitalizuar vetëm një pacient i cili s’ka qenë i vaksinuar./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Edhe pse e vaksinuar me dy doza, infektohet me coronavirus dhe hospitalizohet në Shkup shkruan Telegrafi.