Maqedoni: Me dy doza janë vaksinuar mbi 150 mijë qytetarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se gjithsej 159.898 qytetarë kanë pranuar dy doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Nga MSH thonë se në pikat vaksinuese deri në ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 250.813 qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 1.455 qytetarë, ndërsa dje janë rivaksinuar 10.556 qytetarë. Në nivel të shtetit gjithsej janë aplikuar 410.711 doza të vaksinë, ndërsa janë rivaksinuar 159.898”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se 48% e popullatës mbi moshën 70-vjeçare e kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës, ndërsa 42% e popullatës mbi moshën 65-vjeçare gjithashtu janë vaksinuar të paktën me njërën dozë.

Advertisement

Nga MSH thonë se interesimi për vaksinim rritet çdo ditë, ndërsa deri tani 444.898 qytetarë kanë shprehur interesim për vaksinim./Telegrafi/

 

Maqedoni: Me dy doza janë vaksinuar mbi 150 mijë qytetarë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy