Ministrja austriake për Evropë dhe Kushtetutë, Karoline Edtstadler konsideron se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet bashkërisht të vazhdojë me procesin për anëtarësim drejt BE-së. Ndarja e këtyre dy vendeve, sipas saj, mund të jetë e rrezikshme dhe kjo duhet të ndalohet.

“Ne dëshirojmë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkërisht të fitojnë perspektivë në Bashkimin Evropian. Ne jemi të mendimit se do të ishte e rrezikshme dhe do të duhet të ndalohet që këto dy vende t’i ndajmë”, tha ministrja austriake Edstadler në Shkup.

Ajo shpreson se Maqedonia e Veriut do ta tejkalojë kontestin me Bullgarinë dhe se do të mbetet konstruktive dhe aktive në mënyrë që të ndikojë që problemi të zgjidhet deri në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Ministri Dimitrov thotë se qëndrimi për të mos ndarë dy vendet në procesin për anëtarësim është i shumë vendeve anëtare të BE-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ashtu siç e dëgjuam qëndrimin e Austrisë, dje kishim rastin ta dëgjojmë qëndrimin e Gjermanisë përmes ministri Heiko Maas, ndërsa para disa ditësh ishte përfaqësues sllovak me të njëjtin qëndrim. Mendoj se shumica e vendeve anëtare kanë qëndrim se vendet i përmbushin kushtet dhe se duhet të mbahen konferencat ndërqeveritare me RMV-në dhe Shqipërinë”, tha Dimitrov./Telegrafi/

Edtstadler: Ndarja e RMV-së dhe Shqipërisë në procesin për anëtarësim drejt BE-së mund të jetë i rrezikshëm shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";