Snopçe: Nikolla Dimitrov ti kërkojë falje publike Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me iniciativë të opozitës ka diskutuar për interpelancën e zv. Kryeministrit për EU-integrime Nikolla Dimitrov, mes shumë diskutimeve deputeti i Opozitës Shqiptare Halil Snopçe ka prekur një çështje me mjaft interes e që ka të bëjë me çeljen e negociatave për anëtarësim mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe ka thënë se Ministri Dimitrov duhet ti kërkoj falje Shqipërisë për shkak të akuzave që vitin e kaluar i kishte bërë politika zyrtare e Shkupit ndaj Shqipërisë së mosplotësimi i kushteve nga ana e tyre po e ngadalëson procesin e Anëtarësimit të Maqedonisë në BE, për faktin se BE i kishte futur në një pakët të dy vendet në procesin e integrimit.

“Keni bërë lobim dy vite radhazi në Unionin Evropian, që Maqedonia të ndahet nga Shqipëria për shkak se keni vlerësuar se Shqipëria është peng dhe po e pengon Maqedoninë në rrugën e anëtarësimit të sajë në Unionin Evropian.

E çka doli tani z. Dimitrov?

Advertisement

Na doli që pala bullgare kërkon që tani Shqipëria të ndahet nga Maqedonia. D.m.th. se Shqipëria i plotëson kushtet për anëtarësim në Unionin Evropian ndërsa Maqedonia nuk i plotëson”, deklaroi Snopçe.

Ai shtoi se tash i bie e kundërta. Maqedonia është peng i anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Mendoj, që ju, si një diplomat me peshë, duhet që të kërkoni falje publike Tiranës zyrtare, duke kërkua falje dhe duke thënë që keni mashtruar dy vite radhazi që dështimin tuaj dhe arsyen e dështimit tuaj, fajin t’ja hidhni Shqipërisë”, shtoi ai./Telegrafi/

 

Advertisement

 

Snopçe: Nikolla Dimitrov ti kërkojë falje publike Shqipërisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy