Efremov: Situata në Kiev është e qetë, nuk ka asnjë veprim ushtarak

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Ukrainë, Krum Efremov, njoftoi se situata aktuale në Kiev është e qetë.

“Granatimet janë dëgjuar në mëngjes, por tani është e qetë, nuk ka asnjë veprim ushtarak, megjithëse ka panik tek qytetarët dhe evakuim. Linjat ajrore nuk funksionojnë, mund të largohen nga vendi vetëm me rrugë tokësore”, tha Efremov për “Telma”.

Sipas tij, të gjithë qytetarët tanë që ndodhen në tokën ukrainase janë të lokalizuar.

“Rreth 100 njerëz janë këtu. Disa prej tyre u larguan, por nuk u regjistruan në ambasadë dhe shumë prej tyre na kontaktuan. Ne do t’i ndihmojmë të gjithë nëse mundemi për t’i mbajtur ata të sigurt”, shtoi Efremov, duke bërë thirrje për një zgjidhje diplomatike të krizës”, tha Efremov.

Advertisement

Ai shtoi se aksioni ushtarak nënkupton vetëm viktima njerëzore./Telegrafi/

Efremov: Situata në Kiev është e qetë, nuk ka asnjë veprim ushtarak shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy