Ekipet mobile me personel mjekësor do të patrullojnë në qytetin e Shkupit për tu kujdesur për qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ekipet mobile të përbëra nga personeli mjekësor do të patrullojnë nëpër Shkup, duke shpërndarë ujë dhe broshura me këshilla për mbrojtje nga moti i nxehtë.

“Mjekët e ekipeve mobile do të masin presionin e gjakut të qytetarëve që ankohen nga tensioni i lartë ndërsa për rastet më të rënda do të bëhet transporti deri në objektin më të afërt mjekësor ose në shtëpinë e personit”, informon Kryqin e Kuq i qytetit të Shkupit për aktivitetet në terren, për vetëdijësimin e qytetarëve për përballimin e valëve të të nxehtit që kanë pushtuar vendin javëve të fundit.

“Do të angazhohen 20 vullnetarë nga ekipi i reagimit ndaj fatkeqësive, ndërsa pesë automjete do të patrullojnë qytetin. Është planifikuar që ekipet mobile të dalin në terren nga ora 11:00 deri në 16:00 dhe do të patrullojnë zonën qendrore të qytetit dhe stacionet e autobusëve”, deklaruan nga Kryqi i Kuq i Shkupit.

Aktivitetet do të vazhdojnë në plan afatgjatë, varësisht nga parashikimet për temperatura të larta në vend.

Advertisement

Ekipet mobile me personel mjekësor do të patrullojnë në qytetin e Shkupit për tu kujdesur për qytetarët shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy