Mbi 40% e specialistëve privatë ikin jashtë shtetit posa të specializojnë. Ndërsa, janë të shumta edhe rastet e specializantëve me kuotë publike që marrin kredi për t’i kthyer shtetit dyfishin e parave të subvencionimit vetëm që të shkëpusin marrëveshjen 5 vjeçe dhe t’u hapen rrugët për te emigruar në Perëndim.

Nga Shoqata e mjekëve specializantë thonë se 12-16 mijë euro paguajnë në klinika për të kryer studimet. Madje kryetarja Shoqatës Aleksandra Georgieva thotë se fatin e qindra specializantëve do ta ketë edhe vetë ajo.

“Sa i takon planit tim personal me të vërtetë varet nga zgjidhjet e sistemit për specializantët privatë, përderisa nuk do ketë punësim në 24 muajt e ardhshëm që përkon me periudhën që do të bëhem specialiste e diplomuar, sigurisht do ta shqyrtoja opsionin e emigrimit, ashtu siç e shikojnë një numër i madh i kolegëve të mi, me të cilët çdo ditë jam në komunikim. Për disa arsye, por arsyet kryesore për ikjen e mjekëve janë kërkimi për jetë më të mirë dhe stabiliteti financiar”, deklaroi Aleksandra Georgieva, Kryetare e Shoqatës së mjekëve specializantë.

Madje specializantët privatë jo çdo herë marrin pagesat për kujdestaritë që bëjnë nëpër disa klinika.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk është puna aty që ne të kujdestarojmë këtu dhe të mos marrim asgjë. Ne mund të kemi më pak kujdestari, por kolegët në Pediatri, Kirurgji dhe Gjinekologji çdo 3-4 ditë mbajnë kujdestari. Nuk ka logjikë të mos u paguhen, të paktën puna”, tha Ahmed Nuredin, Specializant.

Për të kualifikuar një specializant, duke përfshirë edhe studimet e mjekësisë duhet së paku 12-14 vjet dhe shpenzime prej mijëra eurosh dhe në fund kuadri i përgatitur ikën i gatshëm jashtë shtetit.
Specializantja e Kardiologjisë tha se mungesa e kuadrit profesionistë ka quar në mbylljen e disa reparteve.

“Problemi shtesë është partizimi, si në çdo fushë tjetër edhe në profesionin tonë ka partizim, ka punësime që shkojnë sipas lidhjeve të caktuara. Njerëzit që nuk e gjejnë vetën në këtë sistem vendosin të ikin. Për të mos ardhur tek kallapsi i sistemit, ku vërehet në brendësi të Maqedonisë, në Shkup nuk ndihet edhe aq shumë, por në qytetet si Shtip, Tetovë e Manastir ndodh të mbyllet i gjithë reparti spitalor nga që atje nuk ka kuadër mjekësor”, theksoi Aleksandra Georgieva, Kryetare e Shoqatës së mjekëve specializantë.

Një specializant privat pagën bazë e ka 26 mijë denarë, pa iu llogaritur kujdestaritë. Ndërsa në shtetet që emigrojnë specializantët, siç janë Gjermania, Zvicra, Austria, Sllovenia etj. pagat janë katër fish e më shumë. Kritika e fundit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ndaj vendit tonë është pikërisht për ikjen e madhe të kuadrove të kualifikuar, përveç në fushën mjekësore po ashtu në të gjitha profesionet tjera./Alsat/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Eksodi i specializantëve nga Maqedonia arrin mbi 40% appeared first on Telegrafi.