Ekspertët vlerësojnë se Propozim Ligji për Këshillin Gjyqësor qartëson mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori civil vlerëson se zgjidhja e re ligjore për Këshillin Gjyqësor, do të jetë garantues që përbërja e re e Këshillit Gjyqësor të jetë me ekspertë të shquar që meritojnë të jenë anëtarë. Jelena Kadriq nga organizata “Blueprint” thotë se nëse ndryshimet ligjore respektohen me përpikëri, atëherë pamundësohet përzierja e politikës gjatë zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit.

“Përveç kritereve të dhëna në këtë version, po ashtu kemi paraparë edhe procedurë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, janë dhënë dy alternativa, ajo që është si rekomandim direkt nga komisioni vlerësues, një version që në njëfarë mënyrë komisioni vlerësoi se është mjaftueshëm i mirë, janë dhënë mënyra se si do të zgjidhen ata, të jetë shumë i ngjashëm me procedurën e paraparë për zgjedhjen e anëtarëve të komisionit antikorrupsion . Kjo ishte e rëndësishme, që këtu të theksohet transparenca në procedurë, përskaj kushteve, edhe vetë intervista të jetë transparente, që qytetarët të mund të ndjekin dhe ta dinë se cilët janë kandidatët që do të jenë anëtarë të ardhshëm të Këshillit Gjyqësor”, tha Jelena Kadriq, anëtare e “Blueprint”.

Kadriq tha se me këto propozim ndryshime parashihet më shumë transparencë si për zgjedhjen e anëtarëve ashtu edhe për shkarkimin e kreut të Këshillit Gjyqësor.

“Këtu mendoj se duhet të jetë transparente, të dimë nëse ndonjë dispozitë shkelet nga ana e kryetarit, ta dimë në çfarë drejtimi është shkelja, prandaj është lënë që në atë pjesë të ketë opinion, pa mundësinë e përjashtimit, gjithsesi të inspiruar nga veprimtaritë e kaluara të Këshillit Gjyqësor“, shtoi Jelena Kadriq, anëtare e “Blueprint”.

Advertisement

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, duke pasur parasysh përmasat e ndryshimeve krahasuar me ligjin aktual, parashihen ndryshime në dy të tretat e tekstit./Alsat/

The post Ekspertët vlerësojnë se Propozim Ligji për Këshillin Gjyqësor qartëson mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy