minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Organizatat qytetare nuk do të propozojnë anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Maqedonisë - Struga.info


Organizatat qytetare nuk do të propozojnë anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Platforma e organizatave qytetare për luftën kundër korrupsionit dhe grupi “Blueprint” për reformat në drejtësi njoftojnë se nuk do të propozojnë anëtar dhe zëvendës të tij në Komisionin për zhvillimin e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve, sepse sipas tyre ky organ është jolegjitim.

Ata deri më tani kanë kërkuar dorëheqje nga të gjithë anëtarët e Këshillit.

“Arsyeja ishte sjellja e papërshtatshme dhe e paligjshme e Këshillit Gjyqësor, në periudhën e kaluar, e cila humbi legjitimitetin e të qenit një organ që do të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit, do të përmirësojë reputacionin e sistemit gjyqësor në publik dhe do të garantojë llogaridhënie dhe cilësi në puna e gjyqtarëve.

Organizatat qytetare vlerësojnë se dorëheqjet e dy anëtarëve nuk mjaftojnë për të rikthyer legjitimitetin e humbur dhe zgjedhja e dy anëtarëve të rinj të Këshillit Gjyqësor nuk do të ndryshojë perceptimin e veprimeve të mëparshme të kësaj përbërje të Këshillit Gjyqësor dhe kështu nuk do të përmbushin ato në tërësinë e pritshmërive tona”, thonë nga atje./Telegrafi/

Advertisement

The post Organizatat qytetare nuk do të propozojnë anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy