Mariçiq: Organizatat qytetare kontribuojnë seriozisht në sistemin e ndihmës juridike falas

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë tha se organizatat qytetare japin kontribut në sistemin e ndihmës juridike falas dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Me këtë, sipas ministrit Mariçiq, drejtësia bëhet më e qasshme për qytetarët dhe se me disa organizata kanë diskutuar se si mund të përmirësohet sistemi.

“Me një pjesë të organizatave, që japin ndihmë juridike falas, biseduam se si mund ta përmirësojmë sistemin e ndihmës juridike falas dhe konkursin për financimin e organizatave dhe klinikave juridike”, tha Mariçiq.

Ai shtoi se ndihmë juridike falas për qytetarët është mundësi dhe nëse përmbushen kushtet harxhimet duhet të mbulohen në procedurat gjyqësore./Telegrafi/

Advertisement

Mariçiq: Organizatat qytetare kontribuojnë seriozisht në sistemin e ndihmës juridike falas shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy