Eksporti i miellit në Kosovë, Bytyqi: Problemi është teknik, duhet të zgjidhjet njëherë e përgjithmonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi vlerëson se problemi rreth eksportit të miellit nga republika e Maqedonisë së Veriut në Kosovë është problem teknik i cili duhet zgjidhur njëherë e përgjithmonë.

Sipas tij problemi me miellin ndodh për shkak të mosnjohjes së rezultateve të laboratorëve të ndryshme të ndërsjella. Bitiqi madje tha se këto probleme vijën për shkak të asaj asaj se gjithmonë është bërë përpjekje që të zgjidhen pasojat dhe jo shkaqet të cilat sjellin deri tek problemi.

“Mendoj se problemi është problem teknik, i cili njëherë e përgjithmonë duhet të zgjidhet jo si pjesë e marrëveshjes së CEFTA-s e cila definon rregullat e bashkëpunimit, por si pjesë e iniciativave rajonale me të cilat ne dëshirojmë që të eliminojmë të gjitha barrierat administrative teknike, me të cilën do njihen rezultate të ndërsjella të shteteve të ndryshme të Ballkanit Perëndimorë, se vetëm ashtu do mundemi të mos vijmë në situata të këtilla. Realisht problemi me miellin ndodh për shkak të mosnjohjes së rezultateve të laboratorëve të ndryshme të ndërsjella. Dhe ajo çfarë do jetë zgjidhja është që do ketë një super analizë e cila është kërkuar nga eksportuesit nga ana jonë që të dëshmon se nëse cilësia e miellit e cila eksportohet i përmban të njëjtat…”, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

I pyetur mos vallë këtu ka një konotacion politik që të pengohen që prodhimet serbe të hyjnë në Kosovë, Bytyqi tha:

Advertisement

“Ajo çfarë unë mund të them është që në fakt ajo që bie në pah në këtë problem, por edhe në problemet tjera, nuk duhet të harrojmë se në një kohë edhe ne kemi krijua probleme të ndryshme por edhe shtetet ndërmjet veti, shihni Serbinë me Bosnjën, shpeshherë ka probleme të tilla, Shqipëria me Maqedonisë probleme të ndryshme, ose e kundërta. Të gjitha këto zanafillën e vet e kanë se në parim ne gjithmonë jemi mundu të zgjidhim pasojat dhe asnjëherë nuk hyjmë dhe nuk zgjidhim shkaqet pse një gjë e tillë ndodhë. Ne kemi barriera më të mëdha administrative se sa eksportin e produkteve të ndryshme”.

Eksporti i miellit në Kosovë, Bytyqi: Problemi është teknik, duhet të zgjidhjet njëherë e përgjithmonë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy