
Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Zhelinës, Emir Sulajmani, ka reaguar pas rezultateve në zgjedhjet lokale.
Ai falënderon qytetarët dhe votuesit e tij, ndërsa e uron edhe kundërkandidatin e tij Blerim Sejdiu.
“Nga zemra, faleminderit për çdo qytetar që doli dhe votoi me besim e dinjitet, si ata që më mbështetën, ashtu edhe ata që zgjodhën ndryshe. Garën e mbyllëm me krenari, shpirt të pastër dhe dashuri për vendin tonë. 4576 vota besimi, 4576 zemra që e deshën ndryshimin! Kjo është një forcë e madhe morale, një dëshmi se Zhelina do më shumë përgjegjësi, transparencë e zhvillim”.
“E uroj kundërkandidatin për fitoren dhe i dëshiroj suksese në shërbim të të gjithëve.Zhelina ka nevojë për bashkim, punë të ndershme dhe përgjegjësi. Faleminderit nga zemra çdo aktivisti, çdo gruaje, të riu e të reje, çdo familjeje, që e ktheu fushatën në një lëvizje shprese. Një falënderim i veçantë për vëllezërit tanë në diasporë, që ishin pranë nesh me zemër, me përkrahje e dashuri, duke dëshmuar se Zhelina jonë nuk njeh kufij”, shkruan Sulejmani.