Ende 4 vatra zjarri aktive në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej sot qytetarët do të mund të lëvizin nëpër male, por vetëm nëse kanë leje për këtë.

“Pyjet Kombëtare” zbutën masën për shkak të uljes së numrit të zjarreve. Leje do u jepen alpinistëve dhe paraglajderistëve të cilët i shfrytëzojnë malet për aktivitetet e tyre.

Ndryshe në vend ende janë aktiv katër vatra zjarri, mbi fshatrat Raoviq dhe Bukoviq në komunën e Sarajit, mbi fshatin Patishka Rekë drejtë Jasenit, në Vasilevë të Strumicës dhe në fshatin Toplicë të Prilepit.

“Aktiv është zjarri në afërsi të Shkupit, në komunën Saraj, mbi fshatrat Rahoviq dhe Bukoviq. Ky zjarr aktiv është tashmë 15 ditë. Sot në mëngjes, deri më tani, këtë zjarr tentonin ta fiknin helikopterë të Ushtrisë, por për shkak të specifikës në terren dhe vegjetacionit që digjet gjegjësisht rrënjët që janë nën tokë më saktë një pëllëmbë nën tokë, shumë vështirë shkon fikja e këtij zjarri, që nuk paraqet rrezik për vendbanimet- deklaroi Stojançe Angellov- drejtor i QMK.

Advertisement

Ende 4 vatra zjarri aktive në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy