Ende nuk dihet se kur do të arrijnë vaksinat kundër coronavirisuit në Maqedoninë e Veriut. Tashmë është e sigurt se dërgesa me 100 mijë doza nuk do të arrijë deri në fund të muajit mars ashtu siç u paralajmërua nga autoritetet shëndetësore.

“Javën e kaluar morëm informacionin nga Kovaks sistemi se për 2-3 javë pritet të merret doza e parë e vaksinave që do të arrijnë nga prodhuesi AstraZenca”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Për paralajmërimet nga BE për kufizim të dërgimit të vaksinave, nga MSH thonë se nuk ka të bëjë me bisedimet e drejtpërdrejta me Pfizer. Maqedonia ende pret që kompania të nënshkruajë marrëveshjen për shitjen e vaksinave.

Përderisa në Maqedoni ka vaksina vetëm në letër, rajoni tashmë ka nisur të sigurojë vaksinat. Sot në Bosnjë kanë arritur 23.400 vaksina të Pfizer, ndërsa Shqipëria 192 doza./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ende nuk dihet kur do të arrijnë vaksinat kundër COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.