Nuk dihet se kur do të arrijnë vaksinat në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Marrëveshja për porositjen e 200 mijë vaksinave kineze kundër COVID-19 do të nënshkruhet sot dhe Maqedonia do të jetë në pritje për të filluar procesin e vaksinimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Procesi i imunizimit të popullatës do të fillojë menjëherë pasi të arrijnë vaksinat kurse grupa e parë për vaksinim do të jenë të moshuarit mbi 70 vjet dhe personeli mjekësor, duke filluar nga stomatologët.

Gjithashtu në Maqedoni duhet të vijnë edhe mbi 800 mijë vaksina me sistemin “Kovaks” i mundësuar nga Pfizer por edhe për këto mjete imunizimi nuk dihet data e arrtijes. /Telegrafi/

Nuk dihet se kur do të arrijnë vaksinat në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy