Të hënën nënshkruhet marrëveshja për vaksinat kineze, por nuk dihet kur fillon vaksinimi në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të hënën do të nënshkruhet marrëveshja për furnizim të 200 mijë vaksinave për Kovid-19 nga Kina. Pas nënshkrimit, pritjet e autoriteteve shëndetësore janë se për afatin kohor më të shkurtër të mundshëm ato do të arrijnë në vend. Përveç vaksinave kineze vendi ka siguruar 800 mijë vaksina nga sistemi KOVAKS i dhe për aq vaksina tjera bisedohet edhe me kompaninë “Fajzer”. Sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe sasia e parë e vaksinave është tërësisht e mjaftueshme për një proces të vaksinimit që do të zgjasë katë deri në gjashtë-shtatë javë.

Këto ditë është adaptuar edhe plani nacional për imunizim. Planin operativ nacional e ka përgatitur grupi i punës teknik nacional për Kovid-19 në MSH, rrjedhimisht do të azhurnohet sipas dinamikës së arritjes së vaksinave në vend dhe zbatimi i vaksinave, në varësi të sasive, llojit, specifikave. Vaksinimi do të bëhet përmes rrjetit shëndetësor ekzistues dhe pikat e vaksinimit. Është bërë plan detajor për transport nga aeroporti deri te të gjitha vendet ku vaksinat deponohen, operatorët ekonomik dhe Shtëpia shëndetësore në Shkup, por edhe plan për shpërndarje deri te pikat e vaksinave, si dhe mënyra e zbatimit të vaksinimit.

Ministri dje në konferencën për shtyp deklaroi se është konfirmuar kapaciteti i dhomave të ftohta për ruajtje me qëllim që të jemi të sigurt se mund të pranohet dhe deponohet gjithë sasia e vaksinave.

Në nivel ditor ai pret të vaksinohen prej dy mijë deri në 2.500 qytetarë. Për çdo qytetar i cili do ta marrë dozën e parë menjëherë do të rezervohet edhe e dyta që duhet të merret pas 21 ditëve që do të thotë se me këtë dërgesë kemi vaksina për 100 mijë persona.

Advertisement

Sipas planit personat e parë që do të vaksinohen janë personat nga grupet më të rrezikuara, e cila është ndarë në dy grupe – në të parën janë punonjësit shëndetësor të cilët punojnë në Kovid qendrat me kovid pacientë, në të dytën janë të gjithë qytetarët mbi moshën 70 vjeçare.

Në fazën e dytë vaksinohen personat më të moshuar se 65 vjet, persona nga 18 deri 64 me kormobitete ose gjendje shëndetësore me rrezik të lartë, punonjësit shëndetësor nga Instituti për shëndet publik dhe Qendrat për shëndet publik, stomatologët, farmacistët dhe personeli tjetër shëndetësor, të punësuar në institucione tjera vitale dhe kopshte. Në fazën e tretë personat tjerë nga shumë grupe të veprimtarive tjera të rëndësishme si transport, ushqim, prodhimtari të ilaçeve, higjiena komunale, sektori bankar, bujqësia, të punësuarit tjerë në arsim dhe shëndetësi me rrezik të ulët të infektimit, persona të cilët nuk mund të mbajnë distancë fizike dhe në fund të gjithë qytetarët të cilët duan të marrin vaksinë në moshën prej 18 deri në 64 vjet.

Filipçe dje tha se nuk ka rezervë ndaj asnjë vaksine dhe se do të vaksinohej mes të parëve me cilëndo vaksinë që e para do të arrijë në vend. Në lidhje me vaksiant që duhet të arrijnë nga Serbia, ai tha se ende i presin edhe dy dokumentet, gjegjësisht lejen për eksport nga Serbia dhe draft dokumenti ynë. Vaksina e AstraZeneka sipas paralajmërimit të sistemit KOVAKS duhet të arrijë në mars.

Numri i të sapoinfektuarve nga Kovid-19 dje u rrit për 404 raste nga 2.727 testet e bëra. Vdiqën tetë persona prej të cilëve më i riu është në moshën 53 vjeçare. U shëruan 101 pacientë.

Advertisement

Numri i tërësishëm i kovid-personave të diagnostifikuar në vend nga fillimi i epidemisë arrin 94.599, numri i pacientëve të shëruar është 83.735, ndërsa i të vdekurve është 2.948. Deri tani janë bërë gjithsej 468.845 testime për Kovid-19./AIM/

Të hënën nënshkruhet marrëveshja për vaksinat kineze, por nuk dihet kur fillon vaksinimi në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy