Ende nuk dihet se kur do të ekstradohet i dyshuari për vrasjen e Vanja Gjorçeskës nga Turqia.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga pret që procedura e ekstradimit të zhvillohet shpejtë dhe Palevski të përgjigjet para organeve të shtetit.

“Unë besoj se për një kohë relativisht të shkurtë do të kemi përgjigje pozitive dhe i dyshuari do të jetë këtu”, tha Lloga.

Sipas profesorit universitar, Gordan Kalajxhiev, e gjithë procedura e ekstradimit mund të zgjasë më shumë se një muaj për shkak se ka shumë institucione që duhet ta miratojnë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Procedura për fat të keq do të zgjasë më gjatë. Nuk mund të them kurë. Me siguria Ministria e Drejtësisë ka më shumë përvojë për të thënë më shumë për ekstradimit. Megjithatë, procedura ka nisur dhe ai është privuar nga liria”, tha Kallajxhiev./Telegrafi/

Ende nuk dihet sa do të zgjasë procedura e ekstradimit për Ljupço Palevskin shkruan Telegrafi.