Do të lëshohet fletarrest ndërkombëtare për Ljupco Palevskin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Do të lëshohet fletarrest ndërkombëtare për Ljupco Palevskin

Organizatori dhe autorët e vrasjes së 14- vjeçares Vanja Gjorçevska  nga Shkupi dhe 74 vjetarit Pançe Zhezhovski nga Velesi është Ljubco Palevski – Palço, i cili aktualisht është arrestuar ndërsa sot në konferencën për mediat ministri i brendshëm, Oliver Spasovski dhe prokurori publik Gavriel Bubevski gjatë pyetjeve të gazetarëve për përfshirjen e Palços, nuk e kanë treguar konkretisht me emër dhe mbiemër, por janë përgjigjur në pyetjet që konkretisht e kanë treguar emrin e tij si i dyshuari kryesor për veprat e shëmtuara.

Siç informoi ministri i Brendshëm Spasovski, personi me veturë së bashku me avokatin e tij është larguar nga vendi për në Beograd, e më pas në Bullgari.

Lexo po ashtu
Flet avokati i Palevskit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni

Advertisement

Spasovski shtoi se për personin do të lëshohet fletarrest ndërkombëtar, ndërsa në pyetjen se a kanë dijeni se ai po tenton të dezertojë në Rusi, ai u përgjigj negativisht.

– Sigurisht organizatori kryesor, edhe ekzekutori që me armë më 27.11. sipas provave të vërtetuara deri më tani, diku rreth orës 10 ka vrarë të miturën, i frikësuar nga provat që policia mund të gjejë në hetimin e menjëhershëm tashmë të nisur nga policia, është personi që është larguar nga vendi menjëherë pas kryerjes së krimit. Ata po e kërkojnë atë. Mund t’ju premtoj se unë dhe institucioni do të bëjmë gjithçka që ky person ose më mirë ky përbindësh, gjurmët e të cilit po ndjekim, të dalë përpara drejtësisë sapo të shkelë në tokën tonë, tha ministri.

Advertisement

Gjithçka që dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni

Lexo po ashtu
Gjithçka që dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni

Advertisement

Spasovski shtoi se për personin do të lëshohet fletarrest ndërkombëtar, ndërsa në pyetjen se a kanë dijeni se ai po tenton të dezertojë në Rusi, ai u përgjigj negativisht. /Telegrafi/

Do të lëshohet fletarrest ndërkombëtare për Ljupco Palevskin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy